6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria thotë se çështja është ende nën hetime

Sot është bërë një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, një ngjarje tragjike që kishte tronditur gjithë opinionin publik. Pavarësisht se ka kaluar një vit nga krimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve: Naim Murseli, ish-bashkëshortit të viktimës, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se rasti ende është në fazën e hetimeve.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se çështja penale të cilës i referoheni është akoma në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe pasi që hetimet lidhur me këtë çështje janë në vazhdim e sipër, nuk është e mundur të ofrohen më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga Prokuroria

Në vrasjen të cilën sipas dosjes së prokurorisë dyshohet se u porosit nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseliu, u përfshin edhe dy persona tjerë, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...