17.4 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Një vit pa pejanin e UÇK-së, Kapeshnica e kujton me nderim e OVL e UÇK-së me fjalë të mëdha për Xajen

Është bërë sot një vit nga vdekja e një prej luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murteza Ahmeti – Xaja.

Murteza Ahmeti – Xaja në luftën e fundit për Kosovën, si një veprimtar me shpirtin e lindur patriotik, nga lagja e njohur Kapeshnica e Pejës, ju bashkua radhëve të UÇK-së, në zonën operative të dukagjinit.

Murteza Ahmeti nga Kapeshnica e Pejës, ishte prej luftëtarëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krahas Avni Istrefit, Haki Morinës e shumë të tjerëve, ai ishte pjesë e çetës së përbërë nga luftëtarë të qytetit, që veproi në Gllogjan, Smolicë e Loxhë.

Murteza Ahmeti – Xaja do të mbahet mend për disiplinën e tij në kryerjen e detyrave luftarake dhe për trimërinë e guximin. Ishte shembull i mirë dhe frymëzim për shumë bashkëluftëtarë.

Sot me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta, ai është kujtuar nga shokë, miq e bashkëluftëtarë nga ‘Kapeshinca’, lagje e njohur në qytet, për shpritin rezistent në të gjitha periudhat e okupimit.

Për Murteza Ahmetin – Xajen, fjalë të mëdha kanë edhe në OVL të UÇK-së, në Pejë.

‘Xaja është shquar për shpirtin luftarak, si një djal sypatrembur i cili me një diciplinë të lartë dhe modesti të madhe të cilën ja doli ta ruajë edhe pasluftës, kreu çdo detyrë ushtarake në shërbim të atdheut,’-tha për ‘RADIO 1’ Gazmend Syla – Kryetar i OVL të UÇK-së në Pejë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...