17.6 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga Coronavirusi

Rezultatet e hershme të një studimi të ri të realizuar nga gjigandi i testimit gjenetik “23andMe” , tregojnë se lloji i gjakut ndikon në ndjeshmërinë e coronavirusit. Ata që kanë grupin e gjakut 0 duket se janë më pak të rrezikuara.

Të dhënat paraprake nga studimi – i cili është ende në zhvillim e sipër dhe përfshin 750,000 njerëz, tregojnë se 9-18% e personave me gjak të tipit 0, janë më pak të predispozuar se ata me grupe të tjera të gjakut që të kenë testuar pozitiv për sëmundjen.

Ky studim zbuloi se ka ndryshime midis llojeve të grupit të gjakut i cili ndikon në ndjeshmërinë dhe jo ashpërsinë e sëmundjes.

Një studim evropian i botuar javën e kaluar gjithashtu zbuloi se Tipi 0 është i lidhur me një rrezik më të ulët nga koronavirusi dhe pacientët me gjakun e tipit A kanë 50% më shumë të ngjarë të kenë nevojë për oksigjen ose të kërkojnë një ventilator.

Studimi paraprak i “23andMe”, i cili u fillua në prill dhe ende po rekruton pjesëmarrës shtesë – tregon gjithashtu se një variacion i sekuencës ADN në gjenin ABO, i cili ndikon në llojin e gjakut, shoqërohet me një rrezik më të ulët për COVID-19./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...