35.4 C
Pec
E enjte, 18 Korrik, 2024

Njeriu kryesor i Apple: AI mund të ketë të meta

YouTuber-i i njohur MKBHD ka intervistuar Tim Cook, drejtorin ekzekutiv të kompanisë amerikane Apple.

Markez “MKBHD” Brownlee është një nga YouTuberwt më të njohur në fushën e teknologjisë së informacionit, dhe pati mundësinë të intervistonte drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook gjatë konferencës WWDC.

Gjatë intervistës, Cook komentoi Apple Intelligence, si dhe funksionet që mund të kryejë AI i kompanisë, si përmbledhja e tekstit dhe njoftimeve, krijimi i emoji-ve dhe fotove të personalizuara dhe më shumë.

Siri gjithashtu është bërë më i zgjuar me Apple Intelligence, dhe tani i kupton më mirë gjuhët dhe ka më shumë kontroll mbi aplikacionet, transmeton Telegrafi.

Gjatë intervistës, Cook përsëriti atë që kishte pohuar më parë, se pavarësisht përmirësimeve që sjell, “AI mund të ketë edhe të metat e veta”.

Gjithashtu, Cook theksoi se prezantimi i pajisjes Magic Mouse ishte një moment i pabesueshëm. Ndiqeni intervistën e plotë në videon shoqëruese. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...