15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës përfundon kursin amerikan

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një kurs intensiv pesë-javor SWAT, të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër-Terrorizmit (ATA) i Shteteve të Bashkuara.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi zyrtar, ka uruar pjesëtarët e njësisë për përfundimin me sukses të këtij trajnimi të specializuar, duke theksuar se përgatitja e tyre e avancuar forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Urime Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit 5-javor SWAT të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike. Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...