Pjesëtarët e Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës sot janë tërhequr nga fshati Banjskë të Zveçanit për t’u zëvendësuar me Njësinë e Reagimit të Shpejtë.
Kjo u konfirmua për media nga zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani gjithashtu tha se në Banjskë janë edhe zjarrëfikësit të cilët po bëjnë pastrimin e rrugëve që shumë shpejt fshati t’i kthehet normalitetit.
“Po sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës janë tërhequr nga fshati Banjskë, për t’u zëvendësuar me NjRSh-në. Poashtu janë sjellë edhe zjarrëfikësit të cilët kanë bërë pastrimin e rrugëve dhe pritet që ngadalë dale fshati Banjskë t’i kthehet normalitetit”, tha Elshani.
Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të dielës së 24 shtatorit, rreth orës 03:00 në fshatin Banjskë është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë nga terroristët serbë ku si pasojë e gjuajtjeve mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.
Situata vazhdimisht ishte e tensionuar si pasojë e të shtënave me armë mes grupit serbë të armatosur dhe policisë.
Autoritetet e Kosovës thanë se personat e maskuar rreth 30 sosh ishin vendosur brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës.
Nga ky sulm terrorist u bë e ditur se tre terroristë serbë janë vrarë, kurse dy terroristë dhe katër të tjerë të përfshirë në sulm i kanë arrestuar./Njeshi/