6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor për menaxhimin e situatave ekstreme

Në vazhdën e ushtrimeve të rregullta dhe periodike, policia njofton se sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Sllatinë, është realizuar ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”.

Ky ushtrim, kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte të ndryshme emergjente.

“Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike e teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke përfshirë testimin e aftësive dhe koordinimin në kushte operacionale”, thuhet në njoftimin e PK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...