10 C
Pec
E martë, 27 Shkurt, 2024

Njësiti i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, shpëtoi dy turistë zviceran në zonën e Kukësit të zënë nga orteku i borës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se ekipi i tyre për më shumë se 13 orë, ka bërë lokalizmin e  dy turistëve zviceran, të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

ShkShMK tutje njofton se aksioni për gjetjen e dy turistëve zviceran është zhvilluar në një teren me rrezikshmëri të lartë në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

“Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.  Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda.

Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

Pritet të bëhet evakuimi i tyre përmes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.

Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...