Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përkujtuar Heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies, derisa ka thënë se është e papranueshme që autorët e këtij krimi mbeten ende të lirë.
Nga kjo Ministri kanë deklaruar se Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
“Duke kujtuar me nderim,sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit. Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime.
Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet në reagim./Njeshi/