Edicioni Final do të ofrohet në katër zgjedhje të motorit me benzinë, një SLC 180 me 154 kuaj fuqi 1.6 litërsh me katër cilindra; një SLC 200 me 181 kuaj fuqi 2.0 litërsh me katër cilindra; një SLC 300 me 242 kuaj fuqi 2.0 litërsh me katër cilindra; dhe SLC AMG 43 me 383 kuaj fuqi 3.0 litërsh V6.
LC 180 dhe SLC 200 do të vijnë me kamion manuale me gjashtë marshe. Ndërsa SLC 300 dhe SLC 43 do të kenë kamio automatike me nëntë nivele shpejtësie.
Mercedes-Benz po shënon fundin e prodhimit të makinës duke ofruar edicionin special në ngjyrën e verdhë. Krahas ngjyrës së veçantë, do të ketë edhe opsionet standarte zi dhe gri.
Edicioni Final mbështetet në një model ekzistues të linjës AMG. Por makina ka marrë disa karakteristika të tjera si rrotat 18 inç si dhe interiorin e pajisur me shumë gjëra, ku mes tyre përmendim ngrohëset e qafës Airscarf.
Në SLC AMG 43 Edicioni Final do të ketë sistemin e drejtimit me gomat e pasme aktive. Ky version thuhet se do të jetë i aftë të arrijë shpejtësinë 100 km/h për 4.7 sekonda dhe shpejtësi maksimale 250 km/h. Emetimet e karburantit shënojnë 34.9 mpg.
Shitjet e kombinuara të SLK dhe SLC gjatë 23 viteve shënojnë 710,000, sipas Mercedes-Benz.
]]>