10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Njoftimet në e-Prokurim për anulimin e procedurave për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës – MKRS del me reagim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalë më një sqarim lidhur me njoftimet që u publikuan në platformën e-Prokurimi për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit.

Në njoftimin e MKRS’së thuhet se procedurat s’janë anuluar.

“Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, thuhet në reagim.

Anulimi i këtyre aktiviteteve të prokurimit është bërë tri ditë pas publikimit të njoftimeve paraprake, me arsyetimin se ato janë vendosur gabimisht meqë janë në fazën e vlerësimit.

Tek njoftimi për anulimin e tenderit për stadiumin e Pejës thuhet se “Kjo njoftim është njoftim gabimisht i vendosur pasi që procedura në fjalë është procedurë në fazën e vlerësimit (respetkvisht procedura Punë ndërtimore për zbatimin e projekteve të hollësishme [zbatuese kryesore] për ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në Prizren dhe në Vushtrri, në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA me numër 207-24-12176-5-1-1 dhe 207-24-123-5-1-1 respektivisht LOT 2. Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor] të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e Stadiumit të ri në Pejë, në përputhje me Kategorinë III plus të rregulloreve dhe udhëzimeve teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA në vlerë financiare të parashikuar 19milionë Euro)”.

“Ky njoftim është njoftim gabimisht i vendosur pasi që procedura në fjalë është procedurë në fazën e vlerësimit (respetkvisht procedura Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor] të rregullimit hapësinor, të arkitekturës dhe inxhinierisë, për rindërtimin dhe përshtatjen [ri-konfigurimin] e Stadiumit ne Gjilan, në përputhje me Kategorinë IV të rregulloreve dhe udhëzimeve teknike për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA me numër 207- 24-8996-5-1-1 dhe 207-24-079-5-1-1)”, është arsyetimi për anulimin e tenderit për stadiumin e Gjilanit.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...