24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Njohja e Kosovës përplas Kurtin me Bërnabiqin

Pallati i Brigadave në Tiranë është vend-takimi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nikoqir i liderëve të shteteve që e përbëjnë Ballkanin Perëndimor.Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti me të cilin Rama ka shpesh mospajtime, por takimi i së enjtes e la përshtypjen e relaksimit të raporteve.Paraprakisht në Pallat kishte mbërritur presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me të cilin Kurti përshëndetet.Por, një bisedë e tillë ose çfarëdo kontakti tjetër, ishte e pamundur të filmohej mes kreut të qeverisë kosovare dhe homologes së tij serbe, kryeministres Ana Bërnabiq.Në takimin plenar me dyer të mbyllura ku mori pjesë dhe komisionari evropian për zgjerim Oliver Varhelyi, Kurti e Bërnabiq kishin polemika të forta.Kurti kërkon që Serbia siç thotë të çlirohet nga vetë pengmarrja e ta shpallë pavarësinë e vet nga Kosova.

Në këtë kontekst, kryeministri kërkon perspektivë të qartë evropiane për Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut e Bosnje Hercegovinën.

Nga ana e saj Bërnaniq në mbyllje të Samitit të Tiranës, tha se nuk kishte pritur reagime kaq të ashpra nga Kurti të cilit ajo krejt kohën iu referua me ai.

“Nuk kisha mundësi të flas me të para nisjes së Samitit, por ne shkëmbyem mendime gjatë takimit. Aty kishte provokime e ide të tij që tregonte sesi duhet të duket bashkëpunimi rajonal. Por mendoj se ai e mori përgjigjjen e duhur”, tha Bërnabiq.

Ajo shtoi se situata që  ndodhi mes saj e mysafirit nga Prishtina, është hyrje në ngjarjet e ardhshme që pritet të ndodhin mes dy palëve që nuk pajtohen gati për asgjë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...