20.5 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

Nju Jork, restorant me një tavolinë

Shefi i gastronomisë, Ayo Balogun, është bërë fitues i disa çmimeve për restorantin e tij me kuzhinë nigeriane.

Ajo çka e bën shumë të veçantë restorantin është se ka vetëm një tavolinë. Kur Balogun ishte adoleshent e kalonte verën duke gatuar me gjyshen e tij në Kwara të Nigerisë Perëndimore.

Sot, është pronari i një prej restoranteve më të kërkuar në Nju-Jork. Lokali ka vetëm një tavolinë të përbashkët dhe një banak me katër stola.

Mund të presë deri në 16 persona në natë dhe duhet të rezervohet disa muaj më parë.

Restoranti, ka një menu fikse, por mysafirët ndajnë së bashku një vakt dhe shpesh sjellin edhe ndonjë pije nga shtëpia. Kur flet për ushqimin që gatuan dhe servir në restorantin e tij, Balogun rrëfen dhe tregimet që fshihen pas recetave të shijshme. Shumica prej tyre sigurisht lidhen me Nigerinë dhe fëmijërinë e tij pranë gjyshes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...