5.2 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Nora Gjakova e brozntë nga Grand Slami i Parisit

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka siguruar një tjetër sukses duke fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova ka triumfuar në duelin vendimtar për medalje ndaj holandezes Joanne Van Lieshout.

Rruga drejt medaljes ka nisur me fitore ndaj francezes Rania Drid, ndërsa më pas e ka kaluar me sukses kroaten Iva Oberan, e cila ishte bartëse e tretë, duke e mposhtur me Ippon. Në çerekfinale, Nora është përballur me japonezen Megu Danno, ndaj së cilës ka pësuar humbjen e vetme në këtë turne.

Megjithatë, në garën për medalje, Gjakova ka rikuperuar shpejt, ku në repesazh, ajo ka mposhtur spanjollen Cristina Cabana Perez me dy wazaari, për të siguruar mundësinë e luftës për bronz. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...