10.2 C
Pec
E diel, 3 Dhjetor, 2023

Nora Gjakova fiton medaljen e artë,Distria Krasniqi të argjendtë në Grand Slamin e Bakut

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja jonë ia doli të triumfonte në këtë kompeticonin, ndërsa pjesëmarrës janë 446 garues në total nga 61 shtete.

Nora e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, derisa fitoi me ‘ippon’ ndaj polakes Arleta Podolak, në raundin e tretë gjithashtu fitoi me ‘ippon’ ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale ajo mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me ‘ippon’.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë.

Gjakova e mposhti gjeorgjianen me Waz-ari, për t’i fituar kështu Kosovës medaljen e artë. 

Ndërsa  Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Bakut ku paraqiten 452 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme.

Kosova ka siguruar tashmë medaljen e parë në në Grand Slamin që po mbahet në Baku.

Është xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në finale, xhudistja jonë ishte e pafat, duke u mposhtur në ‘golden score’ pas tri gabimeve nga japonezia Kisumi Omori.

Në luftën e parë, Distria mposhti me ‘waza-ari’ brazilianen Jessica Pereria, ndërsa në çerekfinale ajo triumfoi ndaj marokenes Soumiya Iraoui.

Në gjysmëfinale, pejania mori një fitore të madhe ndaj italianes Odette Giuffrida. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...