11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Nora Gjakova: Fitoren ua dedikoj të gjithë shqiptarëve

Kampionia Olimpike Nora Gjakova ka thënë se është i pabesueshëm suksesi i arritur në Tokio.

Ajo në një intervistë për Klan Kosova është shprehur se këtë fitore ia dedikon të gjithë shqiptarëve.

“Këtë sukses ia dedikoj trajnerit tim Driton Kuka i cili ka punuar me mua për 20 vjet, familjes sime, klubit Ippon dhe të gjithë shqiptarëve”, ka thënë ajo.

Gjakova ka thënë se duelet e sotme kanë qenë shumë të vështira, pavarësisht se i ka njohur kundërshtaret.

“Në këtë nivel luftërat ndryshojnë. Ka qenë garë e vështirë. Në gjysmë finale ka qenë qëllimi që ta zgjas luftën dhe jam e lumtur që arrita të tregohem e durueshme”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...