Kreu i Partisë së Re Demokratike, Millosh Jovanoviq, javën e kaluar njoftoi se do të propozojë një seancë të posaçme të Kuvendit të Serbisë për situatën në Kosovë dhe përmendi se është duke u hartuar një projektligj i posaçëm për Kosovën.
Siç tha ai për Nova.rs, hartimi i këtij dokumenti është drejt përfundimit dhe së shpejti do t’i dërgohet një kërkesë zyrtare kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.
Tre javë më parë, policia e Kosovës mbylli një pjesë të institucioneve të ilegale mbetura serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me këtë rast ka prezantuar masat që Serbia do t’i zbatojë pas ngjarjeve dhe tensioneve të fundit në veri të Kosovës. Ndër ato masa janë kërkesat për zgjedhje të ndershme dhe të lira, kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në pozita juridike dhe formimi i menjëhershëm i Asociacionit, transmeton nova.rs.
Për shkak të gjithë situatës, Millosh Jovanoviq nga NDSS më herët kishte paralajmëruar se do të jetë iniciator i seancës së posaçme të Kuvendit Popullor kushtuar Kosovës dhe propozimi i tij u mbështet nga një pjesë e opozitës. Ndryshe, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, tha se nëse do të ketë një seancë për Kosovën, në të do të marrë pjesë edhe presidenti serb.
Në pyetjen e Nova.rs se çfarë po ndodh me propozimin për seancë, si dhe me ligjin e shpallur për Kosovën, Jovanoviq tha se teksti i propozimit është drejt përfundimit dhe se propozimi për seancën do të dorëzohet zyrtarisht së shpejti.
“Vetë teksti, i cili do të jetë në formë projektligji, është në finalizim. Ai pothuajse ka përfunduar dhe është rreshtuar me gjithë opozitën. “Së shpejti do t’u dërgohet deputetëve për nënshkrim dhe më pas do t’i dërgohet kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën”, tha Millosh Jovanoviq.
Propozimin për seancë të jashtëzakonshme, sipas Novas e kanë përkrahur kryetari i partisë ZEMRA Zdravko Ponosh, deputeti i PD-së Srdjan Milivojeviq, bashkëkryetari i Frontit të Gjelbër-Majt Radomir Lazoviq dhe deputeti i Kryengritjes Ekologjike Aleksandar Jovanoviq Cuta.
Propozimin e Jovanoviqit për seancën e ka përkrahur edhe kryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas. /Njeshi/