27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

“Nuk do të them se do ta fitojmë Kampionatin Evropian, por do të japim gjithçka” – Xhaka flet pas kualifikimit në çerekfinale

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, foli në konferencë për shtyp pas kualifikimit në çerekfinale të Euro 2024, ku Zvicra mposhti Italinë, kampionen aktuale, me rezultat 2-0 të shtunën.

Xhaka ishte një nga lojtarët më të dalluar në ndeshje, duke dhënë një paraqitje gati të përkryer në mesin e fushës dhe duke lënë plotësisht në hije italianët. Gjatë ndeshjes, statistikat e tij ishin mbresëlënëse, duke arritur 101 prekje të topit, 100 për qind duele të fituara në ajër, 94 pasime të sakta nga 98 të tentuara.

“Jam shumë krenar për të gjithë. Ajo që kemi arritur është më se e veçantë. Të luash kështu në këtë nivel, të luash me këtë energji ndaj një kundërshtari të madh, është speciale. Dhembja nga humbja e tri vjetëve më parë ishte ende prezentë”.

“Disiplina që kishim ishte e shkëlqyer. Nuk e dimë sa larg do të shkojmë, por do të jemi gati”, deklaroi Xhaka.

Gjatë këtij turneu, Granit Xhaka ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm për Zvicrën. Ai ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme në pasime dhe mbrojtje, duke qenë një lider i vërtetë në fushë.

Ai tha se do ta marrin ndeshje pas ndeshje dhe më pas do të shohin se ku do të përfundojnë në fund.

“Nuk do të them tani se do ta fitojmë Kampionatin Evropian. Por do të them se do të japim çdo gjë nga vetja. Synimi i parë ishte kalimi i fazës grupore, i dyti kalimi në çerekfinale. Tani Anglia apo Sllovakia na presin. E kam ndjenjën që ende nuk jemi në fund”, deklaroi Xhaka

Xhaka është optimist për të ardhmen e Zvicrës në këtë turne dhe beson se skuadra ka potencialin për të vazhduar më tej.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...