10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Nuk e kaloi pragun zgjedhor, por Eman Rrahmani i kënaqur me rezultatin

Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka reaguar pas publikimit të 90% të rezultateve të publikuara nga KQZ, ku ësshtë shprehur i kënaqur me rezultatin deri tani.

Ai thotë se për dy muaj arritën sukses të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e kauzës që kanë.

“Për dy muaj aktivizëm dhe një muaj fushatë intensive, kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kauzën tonë për mbrojtjen e Familjes! Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre”. ka shkruar ai në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...