6.2 C
Pec
E martë, 5 Nëntor, 2024

“Nuk është e mundur me qenë 78 deputetë në sallë e mos me ja nis seanca” – debat për kuorumin mes mazhorancës dhe opozitës

Seanca e Kuvendit të Kosovës edhe kësaj here ka nisur me një orë vonesë.

Në nisje të kësaj seance pati disa mospajtime mes partive opozitare dhe kryeparlamentarit Galuk Konjufca rreth kuorumit për fillimin e seancës.

Në procesin e votimit për prezencë votuan vetëm 58 deputetë nga mazhoranca, kurse deputetët e opozitës edhe pse të pranishëm nuk votuan për prezencë.

Me këtë rast Konjufca u shpreh se “58 deputetë të pranishëm me votim disa nuk kanë votuar kështu që mund ta fillojmë seancën besoj”.

Nga ulëset opozita kundërshtoi duke thënë se nuk ka kuorum, por kryeparlamentari u përgjigj.

“Po po se jeni mbi 61 të pranishëm, sa i përket fillimit të seancave nuk duhet mu kushtëzua. Tjetër sen është votimi i ligjeve, a po doni me fol grupet parlamentare”, tha Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri u shpreh se për fillimin e seancës kuorumi është përcaktuar me votim.

“Kjo është praktikë që ju e keni filluar prej instalimit të teknikës të votimit dhe fillimin e seancës kuorumin e keni përcaktuar me votim. Sot mundesh me fillua edhe në një formë tjetër por deri sot kuorumin e keni përcaktuar pikërisht në formën e votimit e që nuk jeni 61 prezent”, tha Tahiri.

Konjufca u shpreh se seanca duhet të fillojë me prani fizike, derisa edhe citoi nenin 54 të Rregullores së Kuvendit.

“Neni 54 i rregullores thotë kryesuesi i seancës e hap seancën kur janë të pranishëm shumica e deputetëve, fizikisht e ka fjalën. Jo jo nuk kemi bërë gabim. Nuk është e mundur me qenë 78 deputetë në sallë e mos me ja nis seanca, ky është gabim çka është ky interpretim i rregullores kështu. Kjo është hajgare”, tha Konjufca. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...