21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

”Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde”/ Mesazhi emocionues i Xavit për tifozët e Barcelonës

Barcelona sot ka noftuar se ka shkarkuar trajnerin Xavi Hernadez dhe do të jetë në krye të skuadrës edhe në ndeshjen e fundit kampionale, kundër Sevillas.

Tekniku spanjoll i cili arriti ta fitonte titullin e La Ligas qysh në vitin e parë, do të largohet nga klubi katalanas pas dy vitee gjysmë qëndrtim.

Ai përmes nj% ltre ka falenderuar të gjityhë tifozët për mbështetjen dhe ka thënë se nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës.

“Të dashur miq, të dielën do të përfundojë skena ime në pankinën e Barçës.Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por jam shumë krenar, pas dy vitesh e gjysmë në krye të një dhome zhveshjeje që ka qenë si një familje e dytë”

“Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe afeksion, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë treguar të njëjtën dashuri në çdo kohë si në skenën time futbollistike”

“Nga e diela do të jem një tifoz më shumë në tribuna, qoftë tani në stadiumin olimpik ose pas disa muajsh në Camp Nou i Ri.

Sepse përpara se të isha lojtar apo trajner, unë jam tifoz i Barcelonës dhe dua vetëm më të mirën për klubin e jetës sime.”

“Kam punuar me një grup të madh lojtarësh dhe një staf të mrekullueshëm. Falë të gjithëve ne kemi arritur objektivat e propozuara, duke kulmuar vitin e kaluar me një Ligë dhe një Superkupë.

Këtë sezon gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç donim, por ne e lamë të shkojë dhe ndihmuam të rritet një brez i ri futbollistësh të rinj nga La Masia që frymëzon të gjithë tifozët e Barcelonës” “Faleminderit shumë të gjithëve.

Për tifozët, lojtarët, stafin, punonjësit e klubit, Presidentin, Bordin e Drejtorëve, drejtorët sportivë, mediat dhe të gjithë me të cilët kam ndarë rrugëtimin gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë. “I uroj më të mirat klubit që kam në zemër. Rroftë Barça”, ka shkruar Xavi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...