6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Nuk ka fitues në ‘Liman Gegaj’, Malisheva dhe Dukagjini ndajnë pikët

Malisheva ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.

Rastet e para serioze për gol i takuan Malishevës, të cilët rrezikuan dy herë përmes Drilon Hazrollajt dhe Altin Aliut, por u ndalën nga portieri mysafir Margono.

Me rezultat të barabartë 0-0 dy skuadrat shkuan në pushim pas 45 minutave.

Në pjesën e dytë klinasit ia dolën të fitojnë penallti në minutën e 56-të, të cilën e konkretizoi në gol Mërgim Pefqeli për rezultatin 1-0.

Vendasit patën një tjetër rast ideal me Aliun në minutën e 78-të për të barazuar shifrat, por ai nuk ia doli të gjejë portën.

Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, Malisheva ia doli të barazojë shifrat në minutën e 85-të me një super gol të Drilon Hazrollajt për rezultatin 1-1.

Me këtë barazim Malisheva shkon në kuotën e 48 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini ka 41 sosh dhe aktualisht renditet e gjashta. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...