Janë zvogëluar pritjet për të dalë nga Kosova në pikatë kufitare. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në 10 minuta. Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare ato janë nga 3 deri në 5 minuta.
Normalizimi i qarkullimit është bërë edhe në pikat kufitare me Serbinë, pas zhbllokimit të rrugëve nga grupe të maskuara në territorin e Serbisë.
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak dhe në pikat tjera kufitare me Serbinë. Në njoftim thuhet se qytetarët do të mbahen të informuar për çdo zhvillim të ri.
“Njoftohen të gjithë qytetarët se janë hapur për qarkullim PKK Merdarë dhe PKK Bërnjak. QKMK dhe autoritetet kompetente do të vazhdojnë t’u mbajnë të informuar për çdo zhvillim të ri. Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë)”, thuhet në njoftim. /Njeshi/