7.7 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Nuk ka kuorum në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Për shkak të mungesës së kuorumit, ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në mbledhjen e së hënës mungoi deputeti i partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci dhe përfaqësuesi i Listës Serbe.

Në këtë mbledhje u parapa të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës për seancën e ardhshme, si dhe pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova nuk është palë bllokuese apo destruktive në dialogun me Serbinë.

Ajo tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe vartësit e tij, insistojnë për dinamizim të dialogut.

“Kosova nuk është palë bllokuese, ose institucionet e Kosovës nuk janë pala destruktive në këtë proces. Dihet kush është fajtori i ngjarjeve të fundshekullit të kaluar në Ballkan përfshirë edhe Kosovën. Kosova, kryeministri dhe vartësit e tij në asnjë mënyrë nuk e bllokojnë por insistojnë në dinamizmi të dialogut”, deklaroi deputetja e VV-së.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se opozita s’i ka numrat për të bërë kuorumin në Kuvend, e kjo sipas tij, i takon Lëvizjes Vetëvendosje. I pyetur për Projektligjin për Trustin, Tahiri u shpreh se ishte debat i madh pas kërkesave dhe presionit të madh të shoqërisë.

“Atë ditë, secili deputet e ka ndje të thotë diçka sepse presionin e kemi pasur shumë të madh. Në kohë krize kur po kalojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, kërkesë e tyre ka qenë të votohet Trusti”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...