9.7 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Nuk ka kuorum për të votuar kredinë për efiqiencë të energjisë

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka ftuar deputetët e Kuvendit të votojnë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin – korniza e qyteteve të gjelbërta dritarja 2, efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

“Në përpjekje për të siguruar qëndrueshmëri në sektorin e energjisë paraqes pra për miratimin tuaj marrëveshjen e kredisë për projektin koniza e qyteteve të gjelbërta dritarja 2, efivienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren me Banken Evropiane për ndërtim dhe zhvillim”, tha ai në Kuvend.

Murati theksoi  se ky projekt synon ta mbështesë Komunën e Prizrenit në zbatimin e masave të efiqiencës së energjisë në 100 objekte komunale duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëmdetësor.

“Projekti ka vlerën prej 6 milionë e 3015mijë, euro prej të cilave BERZH ofron pra 1 milionë euro grand investimi dhe 315 mijë euro  grand teknik, për të ndihmuar në realizimin e disa prej elementeve të projektit. Kurse pjesa tjetër prej 5 milionë euro është kredi nga BERZH me normë të tarifës prej 0.5 për qind në vit, ndërsa normë interesi 1 për qind.

Deputeti, Armend Muja ka thënë se LVV e përkrah këtë marrëveshje, jo nga fakti që është opozita duke qeverisë në Komunën e Prizrenit, por sepse sipas tij, kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët e Prizrenit.

Gjithashtu edhe Grupi Parlamentar i PDK -së, e ka përkrahur këtë marrëveshje, teksa edhe Armend Zemaj, nga LDK , ka thënë se e përkrahin  marrëveshjen dhe shpresojnë në implementim të shpejtë të saj.

Mirëpo kryeparlamentari Konjufca tha se në sallë janë prezent 56 deputetë, e me këtë rast votimi dështon pasiqë nuk ka kuorum të mjaftueshëm./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...