8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën protestohet në Prishtinë

Me thirrjen “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën, më 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00 do të protestohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar këtë protestë siç e kanë quajtur gjithëpopullore, në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Ademi-Murseli, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj.

“Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në komunikatën për media.

Njëherit, kjo organizatë ka bërë të ditur se do të organizojë aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademi-Murseli.

Seanca pritet të fillojë në orën 9:30 të dielën, 3 dhjetor 2023./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...