29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Nuk kalojnë Projektligjet në Komisionin për Integrim, opozita thotë se s’janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

Në Komisionin për Integrim Evropian nuk ka kaluar as një Projektligj i cili u shqyrtua në këtë mbledhje, kjo për shkak të mosvotimit të deputetëve të opozitës. Këto projektligje, opozita i konsideroi se nuk janë të rregulluara me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se këto projektligje nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin për noteri. Ky projektligj nuk rregullon në mënyre specifike me legjislacionin e BE”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk është në mënyrë specifike i rregulluar me legjislacionin e BE.

Ajo ka shtuar se për projektligj nuk janë marr parasysh as një propozim dhe rekomandim i BE-së për të cilin tha se ka pranuar edhe një e-mail nga zyra e BE në Kosovë të cilët janë shprehur të shqetësuar.

“Shqyrtimi i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ky projektligj nuk është i rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE. Janë dhënë propozime dhe rekomandime nga BE-ja por që nuk janë marr parasysh nga komisioni funskional. Kam edhe një e-mail nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog për mospërfshirjen e propozimeve dhe rekomandimeve të BE-së”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se edhe Projektligjet si ai për rrugët, ai për Këshillin e Sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së. /EO/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...