14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

“Nuk mundem me ik”, rrëfehet shqiptari nga Kosova që ka mbetur i bllokuar në Pakistan

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar në maj 2025, pas një sulmi terrorist në Pahalgam që la 26 civilë të vdekur.

India fajësoi Pakistanin për mbështetjen e militantëve, duke nisur sulme ajrore me aeroplanë dhe raketa kundër objektivave në Pakistan.

Si kundërpërgjigje, Pakistani reagoi me raketa dhe dronë, përcjell Telegrafi.

Kriza u përkeqësua nga pezullimi i Traktatit të Ujërave të Indusit nga India, duke shkaktuar mungesë të madhe uji në Pakistan.

Dhe përshkallëzimi bëri që të mbylleshin edhe aeroportet.

Si pasojë e gjithë kësaj, atje ka mbetur i bllokuar edhe një shqiptar nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në llogarinë e tij në TikTok me emrin cekki.hoti.50./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...