Real Madridi po vazhdon të përballet me lëndime të futbollistëve.Klubi mbretëror sapo ka konfirmuar edhe lëndimin e Endrick.
Braziliani ka pësuar një dëmtim në tendinën e përbashkët të hamstrings të këmbës së djathtë.
Sipas raportimeve të fundit, Endrick do të jetë jashtë fushave për dy muaj.Kështu ai do t’i mungojë Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, e cila nis me 15 qershor./Njeshi/