10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Numërohen mbi 78% të votave me kusht

Po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta.

Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara mbrëmë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar  78.57% e këtyre votave.

Sipas të dhënave të fundit, nga votimi me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 2634 vota ose 40.21 %, e dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 1186 ose 18.11 %

Pas PDK-së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 887 vota ose 13.54 %, pasuar nga Lista Serbe me 745 ose 11.37  %, më pas vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët e koalicionit që ka siguruar 407 vota ose 6.21%.

Një ditë më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkaq, përfundimi i tërë procesit të numërimit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...