11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Numri i të vaksinuarve në Kosovë shkon në mbi 40,000

Më shumë se 40,000 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar deri më tani me vaksinën anti-COVID.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se vetëm deri në mesditë të ditës së diele, në Prishtinë janë vaksinuar 146 persona të grup-moshës mbi 65 vjeç ndërkaq në tërë Kosovën, janë vaksinuar, mbi 1260 persona të kësaj grup-moshe.

“Edhe sot jemi duke vazhduar me procesin e vaksinimit për të moshuarit që tashmë kanë aplikuar në platformën E-Kosova dhe njëkohësisht të gjithë këta janë të telefonuar përmes qendrës operative. Siç po e shihni me radhë sipas minutazhës së ndarë këta vijnë dhe marrin vaksinën. Aktualisht deri në këto çaste në sallën 1 tetori janë vaksinuar 146 persona ndërsa nëse flasim në nivel vendi sot deri në këto çaste janë vaksinuar mbi 1260 persona. Ndërsa nëse i referohemi nga dita e parë e vaksinimit që kemi filluar më 29 mars dhe deri më tani, kemi kaluar shifrën e 40 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, ka thënë Bardhi.

Ai ka bërë të ditur se edhe 460 persona janë të telefonuar nga Ministria e Shëndetësisë, e të cilët duhet të shkojnë të vaksinohen gjatë ditës së sotme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...