Nxënësit e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë kanë arritur sukses të madh duke fituar vendin e parë në garat republikane të basketbollit.
Ky triumf i shkëlqyer ka bërë krenarë jo vetëm shkollën, por edhe komunitetin arsimor dhe qytetin e Pejës.
Drejtoria Komunale e Arsimit të Pejës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përgëzoi ekipin fitues dhe i uroi suksese të mëtejshme.
“Dita e punës në DKA sot filloj me vizitën e nxënësve nga ShFMU ‘Lidhja e Prizrenit’, të cilët në garat republikane të basketbollit fituan vendin e parë”, kanë thënë ata ndër të tjera.
Në takim, drejtoresha Meme Kolica Shatri dhe mësimdhënësit Ilir Shala dhe Milot Berisha u falënderuan për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në mbështetjen e talenteve të rinj në sport./Njeshi&RADIO 1/