26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

NYT: NATO po mendon të dërgojë instruktorë në Ukrainë

Aleatët e NATO-s janë duke iu afruar vendimit për të dërguar trupa në Ukrainë që të stërvisin forcat ukrainase, raporton “The New York Times”.

Kjo lëvizje do ta përfshinte më direkt SHBA-në dhe Evropën në luftën në Ukrainë.

Ukraina është duke vuajtur nga numri më i vogël i ushtarëve krahasuar me Rusinë, dhe kjo po vërehet edhe në fushëbetejë në javët e fundit ku Rusia po bën përparime.

Si rezultat zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar amerikanëve dhe aleatëve të NATO-s që t’i ndihmojnë t’i stërvisin 150 mijë rekrutë të rinj që të dërgohen më shpejt në front.

Deri më tash SHBA-ja ka thënë jo, por gjenerali Charles Q. Brown Jr., që është zyrtari më i lartë ushtarak në Forcat e Armatosura të SHBA-së, ka thënë të enjten se dërgimi i instruktorëve të NATO-s duket e paevitueshme.

“Do të arrijmë atje me kohën”, ka thënë Brown Jr. Për tash, ai ka thënë, se një angazhim brenda Ukrainës do të “vendoste një numër të instruktorëve të NATO-s në rrezik” dhe do të nënkuptonte të vendosej nëse duhet të përdorej mbrojtja aq e nevojshme ajrore për të mbrojtur instruktorët në vend të infrastrukturës kritike ukrainase në afërsi të fushëbetejave. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...