Arsyeje e tërheqjes, sipas OAK-së, është se ka mbi 6 muaj që ky ligj është për miratim, por nuk kalon për mungesë kuorumi.
“Arsye tjetër është edhe që në vazhdimësi jemi duke kërkuar që ky projektligj të rikthehet në rishqyrtim për shkak të mangësive të mëdha që ka. Siç jeni të informuar, OAK ka realizuar edhe një peticion përmes së cilit kërkon shfuqizimin e udhëzimeve administrative, të cilat përveç që janë në kundërshtim me ligjin, ato po bllokojnë sektorin minerar. Qëllim kryesor i këtyre kërkesave është krijimi i lehtësirave për këtë sektor që konsiderohet si një nga sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në kërkesën e OAK-së.