18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd. Ai tha se si i ri ishte avokat që kishte punuar në hetimin e krimeve në Srebrenicë.

“Unë isha një avokat i ri, duke punuar në hetimin e krimeve të luftës dhe isha pjesë e ekipit të parë që hetoi vrasjet në Srebrenicë. Është një krim, por shumë nga autorët u hetuan dhe u dënuan”, tha O’Brien.

“Në atë kohë forcat e Qeverisë së Serbisë na garantonin sigurinë dhe pastaj përfaqësuesit e OKB-së ishin me ne derisa ne po kërkonim të vërtetën. Këtë po e bëjmë edhe sot dhe duhet të përballemi me të vërtetën. Ishim partnerë atëherë dhe duhet të jemi tani”, tha diplomati amerikan./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...