2.8 C
Pec
E martë, 12 Nëntor, 2024

OBSH kërkon zgjidhje miqësore kundër Covid-19 për muajin e Ramazanit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përpiqet të gjejë mënyra për të luftuar pandeminë e koronavirusit në vendet muslimane gjatë sezonit të ardhshëm të agjërimit të Ramazanit, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ghebreyesus, theksoi se rastet globale do të arrijnë në 1 milion në ditët e ardhshme, ndërsa numri i viktimave nga Covid-19 në 50 000.

Tradita fetare dhe shoqërore e Ramazanit përfshin familjet dhe miqtë myslimanë që mblidhen për agjërimin e Iftarit.

Gjithashtu, banketat bamirëse në rrugë për të varfërit janë një zakon i Ramazanit në disa vende, në situatën e krijuar nga pandemija duhet kërkaur një zgjidhje miqësore për ta luftuar Covid-19 dhe për të mos i rrezikuar njerëzit në këtë kohë të krizës së madhe Botërore ka thënë Ghebreyesus.

Ai ka ftuar të gjithë vendet islamike të ndihmojnë në këtë drejtim për parandalimin e përhapjes së pandemisë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...