20.2 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

OBSH: Pandemia e ardhshme do të na trokasë në derë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të zbatojnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme.

Duke iu drejtuar asamblesë vjetore të OBSH- së në Gjenevë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se tani është koha për të shpejtuar negociatat që synojnë parandalimin e pandemisë së ardhshme.

“Ne nuk mund ta shtyjmë atë”, tha ai, duke paralajmëruar se pandemia e ardhshme “është e detyruar të trokasë në derë. Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur?”, tha ai, raporton Reuters.

Takimi dhjetëditor i OBSH-së përkon me 75 vjetorin e saj dhe do të diskutojë çështjet globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...