-0.1 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

O’Connell: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connelli, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm në Ballkan.
Ambasadori O’Connell në emisionin Pressing në T7 thotë se janë të shqetësuar që është përmendur vazhdimisht ideja e ndryshimit të kufijve.

“Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm në Ballkan. Nuk mund të flitet vazhdimisht për ndryshime të kufijve”, thotë ai.

O’Connell thotë se nuk mund të arrihet paqja ose ndonjë marrëveshje vetëm duke prekur kufijtë.

“Ka edhe mundësi të tjera që të arrihet marrëveshje mes dy shteteve. Nuk mund të arrihen marrëveshjet duke prekur kufijtë”.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ketë të qartë se çfarë po kërkon në dialog.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...