24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Octopus: Siguria e Kosovës e lidhur me zhvillimet gjeopolitike në botë

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”ka mbështetur veprimet e koordinuara ndërkombëtare kundër përshkallëzimit bërthamor dhe ambicieve destabilizuese të regjimeve autoritare si Irani.

Në një reagim publik, Instituti e vlerëson jetik dhe të pazëvendësueshëm rolin e SHBA-ve e aleatëve perëndimorë në ruajtjen e sigurisë globale, duke theksuar se siguria e Kosovës dhe stabiliteti i Ballkanit janë të lidhura me zhvillimet më të gjera gjeopolitike.

“Në kontekst të këtyre zhvillimeve, garantimi i sigurisë për Kosovën nënkupton vigjilencë të vazhdueshme ndaj dinamikave më të gjera ndërkombëtare, pasi stabiliteti rajonal nuk mund të shkëputet nga zhvillimet globale”, thuhet në reagim.

Instituti Octopus rithekson mbështetjen e plotë për përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare kundër agresionit të regjimeve autoritare dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë e stabilitetit global.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...