7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Oda e Afarizmit kërkon nga kryetari Erion Veliaj sqarime shtesë për rastin ELKOS

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një komunikate për media njofton se ditë më parë i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me deklaratat e publikuara nga pronari i ‘ELKOS Group”, Ramiz Kelmendi i cili ka thënë se i janë shfaqur pengesa nga bashkia e Tiranës në ndërtimin e marketit, ani pse fillimisht i është lejuar blerja e tokës dhe leja e ndërtimit.

OAK thotë se ka marrë një përgjigje nga Velijaj lidhur me këtë çështje, por se nuk është e kënaqur me përgjigjen.

Në letrën e dërguar sipas OAK, Veliaj potencon se hapësira e blerë nga ELKOS dhe disa hapësira të tjera janë të dedikuara për ndërtimin e Terminalit Hekurudhor të qytetit.

Ndërsa OAK në letrën e radhës pyet Velijajn se pse është lejuar ELKOS të blejë tokën, pse i është dhënë leja ndërtimore,  dhe është lejuar që të bëjë pagesën për ndërtim në shumën prej 1.2 milion euro, duke qenë në dijeni për vendimet që janë marrë për ndryshimin e destinimit.

Të bashkangjitur për më shumë detaje mund të gjeni edhe letrën e dërguar nga Veliaj dhe OAK. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...