5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

“Ofertën e kemi të qartë, qytetarët duhet të zgjedhin a duan pushtet absolut apo program konkret”/ Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami  ku tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të mençur që të zgjedhin mes një pushteti autokrat dhe programit i cili ofron zgjidhje për problemet e tyre.

Ajo tha se programi i LDK-së, “Rruga e Re”, ofron investime kapitale, paga e pensione më të larta.

“Sot qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë programin ‘Rruga e Re’, i cili ofron investime kapitale, paga më të larta, pensione më të larta, barna falas për pensionistët dhe zgjidhjen e shumicës së problemeve, dhe kanë para vetës një parti tjetër politike e cila ishte katër vite në pushtet me pushtet absolut dhe sot po kërkon ta ketë mbështetjen që të ketë nën kontroll edhe institucionet e drejtësisë. Qytetarët duhet të bëjnë pyetje pse Albin Kurtit i duhet ta ketë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe pse i duhet ta ketë nën kontroll prokurorinë dhe gjyqësorin”Hykmete Bajrami.

“Qytetarët duhet të jenë aq të mençur sa të zgjedhin në mes të një pushteti autokrat dhe një programi i cili ka zgjdhje konkrete për të gjitha problemet me të cilat ata ballafaqohen”, tha Bajrami ./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...