26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Oficerët korrektues parandalojnë kontrabandën e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Siç bëhet e ditur nga ShKK, stafi i sigurisë gjatë bastisjeve rutinore ka zbuluar se brenda televizorit ishte fshehur një telefon.

Vizita ishte anuluar, derisa edhe ndaj të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar se brenda TV-së së sjellë nga vizitori, në mënyrë të kamufluar, ishte fshehur një telefon i tipit iPhone. I burgosuri ndaj të cilit ishte dedikuar iPhon-i është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Vizita është anuluar dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, shkruhet në njoftimin e tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...