Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut.
Në një postim në X, ai tha se cikli i dhunës duhet të ndalet tani dhe se të gjitha palët duhet të tërhiqen nga pragu.
“Populli i Libanit, populli i Izraelit, si dhe rajoni më i gjerë, nuk mund të përballojnë një luftë gjithëpërfshirëse”, shkroi Guterres./Njeshi/