15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

OKTETI “PEJA” dhe rrugëtimi muzikor si trashëgimi shpirtërore e këtij qyteti

Okteti ‘Peja’, diçka e munguar për vite e dekada në Pejë, u themelua në vitin 2001, pas luftës së fundit të Kosovës, për ti dhënë emër Pejës së artit, kulturës, traditës, sportit, trimave e patriotëve, qytet që nga kjo luftë po i dilte me shumë viktima, martirë, dëshmorë dhe me 73% të infrastrukturës së shkatërruar në total.

Një zhanr muzikor, një repertor të tillë, deri në atë kohë, vërtet nuk e kishte as Peja e as Kosova.

Tani për këto 23 vite pune e jete të këtij Okteti, është nxjerrë një historik i shkurtër, meqë fatkeqësisht, ndër dekada e shekuj, Pejës i mungon një letërnjoftim i faktuar më i gjërë, mbi arritjet kulturore e muzikore.

Është Peja, e Ehat Musës, Timo Fllokos, Babukës, Hivzi Krasniqit, Mehdi Bajrit, Ramadan Krasniqit-Danit. Është Peja, e Sofrës, ‘Halit ‘Kasapollit’ e ‘Përparimit’. E ‘Xhemajl Kadës’ dhe ‘Ramiz Sadikut’, ndaj dhe ja vlen të përmbushet me një rrëfim mbi  punën e madhe të anëtarëve të OKTETIT, ose më mirë thënë, njerëzve me zemër dhe dashuri të madhe për këngën dhe artin.

Në Pejën e sotme, qytetin e kampionëve të Botës, qytetin e zërave të Radios dhe shumë vlerave tjera, vie një histori rrëfimi edhe për rrugëtimin e OKTETIT PEJA.

Historik i shkurtër pa ndërhyrje:

OKTETI “PEJA” -Historik i shkurtër-

Në viti 2001, në një takim spontan Aziz Selimi së bashku me Gëzim Kollçakun  dhe Musa Gutiqin, (që të tre  solist ndër vite të SHKA-ve të ndryshme të qytetit të Pejës, ndër vite e kohëra të mëhershme) bisedojnë rreth idesë së formimit të një Okteteti meqë deri atëherë, Pejës i mungonte diçka e tillë si organizim i mirëfilltë i kësaj natyre muzikore.

Ideja bëhet iniciativë e iniciativa konkretizohet.

Okteti merr edhe emër, duke u njohur si Okteti ‘PEJA’, e që fillimisht udhëheqja i besohet Nexhmedin Bakraçit.

Takimi i parë zyrtar ndodhë në lokalet e ish-shtëpisë së Mallrave.

Në formacionin e parë angazhohen Aziz Selimi, Gëzim Kollçaku, Musa Gutiqi, Anton Gashi, Burim Muhaxheri, Anton Berisha (mjeku tani në SHBA), Ruzhdi Baloku, Robert Çiflaku dhe Dr. Nazmi Morina.

Në këtë formacion realizohen edhe disa inçëzime dhe më pas edhe xhirime nëpër  Televizone të ndryshme lokale e nacionale.

Xhirime festive Televizie - Okteti 'Peja' & Sevdai Radogoshi
Xhirime festive Televizie – Okteti ‘Peja’ & Sevdai Radogoshi

Pas një periudhe të shkurtër Nexhmedin Bakraçi do e linte Kosovën dhe detyra e tij i besohet Erzen Berishës me studion ‘Butrinti’. Bashkohet edhe Luan Vokshi dhe Esat Mala.

Gjatë aktiviteteve në studion 'Butrinti' shtëpia e prof. Vahid Berishës
Gjatë aktiviteteve në studion ‘Butrinti’ shtëpia e prof. Vahid Berishës

Formacioni ndryshon në anëtarë, ose thënë më mirë, riformatizohet si tërësi me anëtarë aktual dhe të rinjë: Aziz Selimi, Gëzim Kollçaku, Anton Gashi, Musa Gutiqi, Dr. Nazmi Morina dhe Dr. Shefqet Uka, Esat Mala dhe Erzen Berisha. Për vite ky formacion funksionon me 9 anëtarë, përfshirë edhe Luan Vokshin si instrumentist dhe këngëtar, i cili pas një periudhe, për shkak të angazhimeve të tjera, largohet nga Okteti ‘Peja’.

Okteti siç edhe e ka normë secili Oktet, vazhdon të veprojë me  8 anëtarë-solist.

Nga paraqitjet koncertuale vizive
Nga paraqitjet koncertuale vizive

Aktiviteti i bujshëm vazhdon, me angazhime studike, çdoherë në studion ‘Butrinti’, xhirime projektesh televizive të njëpasnjëshme dhe koncerte të  mirëpritura nga opinioni artdashës pejan e Kosovar. Nga viti 2019, hapja e mediumit të ri ‘RADIO 1’ me bazë nga Peja, veçanërisht e Fitim Behlulit sikur për shumë shoqëri muzikore e artistike, edhe për Oktetin “PEJA’ ka krijuar mundësi dhe horizonte të reja, të shfaqjes, paraqitjes dhe prezantimit të vlerave interpretuese dhe krijuese të këtij formacioni.  Okteti gëzoi mbështetje edhe nga media tjera siç janë Transmetuesi publik RTK dhe RTV 21.

Paraqitje në programet e 'RADIO 1'
Paraqitje në programet e ‘RADIO 1’

Opusi muzikor i Oktetit ‘Peja’ për 23 vite, (2001-2024) mbetet me rreth 70 këngë të përpunuara, ndër më të veçuarat dhe si krijimtari për Oktetin, ajo me tiull “Peja është në zemrën time”.

Para kësaj kënge hit, Okteti do buçiste në vitet 2003 – 2005 edhe me këngën ‘Birrë e Pejës’, dedikim birrës së Pejës, si produkt-pije, trashëgimi identifikuese e qytetit, që nga vitet e 70-ta, punuar në studion ‘Corona’ tek prof.Dr. Valton Beqiri, me tekst Hivzi Krasniqi (tashmë i ndjerë).

Vlen të theksohet se Okteti ‘PEJA’ ishte dhe mbetet i vetmi oktet amator në  nivel Kosove, në gjirin e të cilit që të gjithë anëtarët e solistët janë dashamirë të muzikës, me profesione të ndryshme jetësore, por me një ekperiencë ndër dekada në artin muzikor, duke kontribuar nëpër shumë shoqëri të mëparshme të këtij qyteti të njohur për vlerat muzikore, artistike  e kulturore.

Gjatë viteve, vlen të ceket mbështetja profesionale për Oktetin e muzicientëve dhe kolegëve të vullnetit të mirë. Kitaristët Naim Emsha, Mahir Gjakova, Gëzim Hasku – Geza, klarinetisti Sead Muqa-Sei, fis-harmonikisti Elvis Kurpejoviq si dhe hit-këngëtari tashmë i ndjerë Fatmir Bajraktari nuk hezituan asnjëherë të ofrojnë mbështetje për Oktetin.

Okteti ‘PEJA’ përherë i mbetet falënderues kësaj familjeje të njohur me vlera patriotike e artistike, për mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave të tyre familjare e profesionale e veçnaërisht për mikpritjen dhe bujarinë në  çdo kohë.

Okteti ‘Peja’ pos me pothuaj të gjitha Shoqëritë muzikore të Pejës, si SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Marigona’, raporte bashkëpunimi por edhe të themi ndërfamiljare ka ndërtuar dhe ruajtur edhe me ‘Arshikët e Gjakovës’.

Shijet institucionale lokale të 10 viteve të fundit, fatkeqësisht bënë që Okteti ‘PEJA’ të mos gëzoj mbështetje në këto vija dhe në këtë pike, kontributi më i madh për funksionimin dhe mbajtjen gjallë të këtij organizimi që mbanë emrin e madh, të qytetit me nam e me vlera, ‘PEJA’, mbetet familja e prof. Vahid Berishës (babai i Erzenit).

me prof. Vahid Berisha -nikoqir i përhershëm i OKTETIT PEJA
me prof. Vahid Berisha -nikoqir i përhershëm i OKTETIT PEJA

Okteti ‘Peja’ edhe tani është aktiv në jetën kulturore, porse me intensitet të kufizuar, kjo për shkak të mungesës së lokalit dhe hapësirave për të ushtruar veprimtarinë punuese si dhe moshës së anëtarëve.’/Njeshi&RADIO 1/

Okteti 'Peja' - Koncert në Ulqin
Okteti ‘Peja’ – Koncert në Ulqin

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...