29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Restorani shqiptar “One Rare” në Scarsdale shpallet më i miri në Westchester për 2025

Scarsdale, NY – Me një kombinim të shijes autentike, mikpritjes së ngrohtë dhe përkushtimit ndaj cilësisë, One Rare Italian Steakhouse është shpallur “Best Steakhouse 2025” nga revista prestigjioze Westchester Magazine.

Ky restorant familjar, që ndodhet në zemër të Scarsdale-it (16 E Parkway), është themeluar dhe drejtohet nga tre emra të njohur në industrinë e mikpritjes: Harry Sinanaj, Haki Nikqi dhe Admir Alibasic – me një përvojë të kombinuar prej mbi 80 vitesh në gastronomi.Përveç kuzhinës së mrekullueshme, përvoja e vizitorëve kompletohet nga shërbimi i shkëlqyer nën menaxhimin e përgjithshëm të Gen Nikqi, i njohur për pasionin e tij ndaj mikpritjes dhe kujdesit ndaj çdo detaji.

“One Rare” sjell një përvojë unike që përçon elegancën e New York-ut në zemër të Westchester-it, duke u bërë një destinacion i preferuar për dashamirësit e biftekut dhe kuzhinës italiane. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...