15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Operacioni “Autobusi”, policia shqipton 56 gjoba

Policia ka shqiptuar 56 gjoba ndaj autobusëve në rajonin e Prishtinës, lidhur me mosrespektimin e rregullave.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 14.04.2025, në koordinim me inspektorët komunal dhe inspektorët e Ministrisë së transportit ka filluar implementimi i planit “Autobusi”. Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba , të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave mbi transprtin e personve në komunikcionin rrugor, si: ndalim në vendin e ndaluar me shenjë të komunikacionit, bartja e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet, mosrepsktimi i intererarit me autobusë brenda qytetit, etj. Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...