24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

“Operacioni do të zgjasë disa ditë”, thotë Netanyahu

Ndërsa aeroplanët izraelitë nisën sulmet ndaj Iranit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi përmes një video adresimi.

“Jemi në një moment vendimtar në historinë e Izraelit”, tha ai.

“Pak çaste më parë, Izraeli nisi operacionin ‘Zgjohet Luani’, një operacion ushtarak i përqendruar për të zmbrapsur kërcënimin iranian ndaj vetë mbijetesës së Izraelit. Ky operacion do të vazhdojë për aq ditë sa duhet për të eliminuar këtë kërcënim”, shtoi lideri izraelit.

Ky i fundit tha se operacioni kishte në shënjestër objektet bërthamore, fabrikat e raketave balistike dhe komandantë ushtarakë, dhe se ishte fillimi i një operacioni të zgjatur për të ndaluar Teheranin nga ndërtimi i një arme bërthamore

Në Izrael është shpallur gjendje emergjente në pritje të një kundërpërgjigjeje – e cila ka nisur gjatë orës së fundit, pasi Irani lëshoi mbi 100 dronë drejt vendit.

Ndryshe, në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...