26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Operacioni i SPAK, mes të arrestuarve vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit të PS

Burime bëjnë me dije se me urdhër të SPAK janë arrestuar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, respektivisht vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndreca.

Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.

Kujtojmë se edhe disa javë më parë, vëllai i deputetit u shoqërua në polici në lidhje me zbulimin e një ambienti të përshtarur për kultivimin e lëndëve narkotike, ku u sekuesruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), si dhe një sasi lënde narkotike.

Në lidhje me zbulimin e shtëpisë së barit në fillim të muajit prill, u ndalua Armando Ndreca, kunati i këtij të fundit Armel Nikndukaj, dhe shoku i tij, Elvis Shpellzai 28 vjeç. Më pas policia liroi vëllain e deputetit.

Ai u ndalua sërish këtë të premte gjatë mega-operacionit të SPAK ku u lëshuan 43 urdhër-arreste përfshirë, vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, Leonard dhe Erlis Duka, Durim dhe Valter Bami, si dhe Endrit Doklen, Plarent Dervishajn dhe Fatmir Hysenin.

Kontrollet për kapjen e tyre janë ushtruar në Fushë-Krujë, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.

Një pjesë e konisderueshme e personave të shpallur në kërkim, dyshohet se janë jashtë vendit. /EN/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...