19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Operacioni kundër fajdeve në Pejë, Policia publikon pamjet

Policia e Kosovës ka publikuar një video që tregon arrestimet e kryera në disa lokacione në Pejë, ku u arrestuan katër persona të dyshuar për veprat penale të fajdes, detyrimit dhe rrëmbimit.

Aksioni është realizuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, dhe nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit.

Videoja e publikuar tregon momentet e bastisjeve dhe arrestimeve.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se këto arrestime janë bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit katër persona të dyshuar për veprat penale fajde, detyrim dhe rrëmbim”, ka deklaruar Nikçi./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...