23.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Operacioni policor në veri: Sekuestrohen 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë

Policia e Kosovës bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës kanë realizuar sot një aksion ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore, nga Serbia.

Organet e rendit përmes një njoftimi kanë bërë të ditur edhe rezultatet e këtij operacioni. Në komunikatën e lëshuar, thuhet se janë konfiskuar para si vijon:

1 milion e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinarë apo (637 mijë e 788 euro).

Gjithashtu janë sekuestruar edhe para në valuta të tjera si 19 mijë e 500 franga apo (19 mijë e 725 euro., 13 mijë e 800 dollarë apo (12 mijë e 703 euro) si dhe 40 dollarë australian apo (24.56 euro).

“Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin. Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.Bashkangjitur keni foto-dëshmi zyrtare nga operacioni policor”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...